Izvor: JUGpress.com, 14.Jun.2022, 08:31

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane për vizitën e delegacionit nga Bujanoci dhe Presheva

Postuar nga: JUGPRESS  13 Qershor 2022

NJU JORK – BUJANOC – PRESHEVË

Dhe ja çfarë thotë Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane për vizitën e delegacionit nga Bujanoci dhe Presheva në Nju Jork dhe Uashington.

“Lugina e Preshevës është pjesë thelbësore e çështjes së përgjithshme kombëtare shqiptare. Evropa në tërësi mund të arrijë paqen dhe stabilitetin afatgjatë vetëm >> Pročitaj celu vest na sajtu JUGpress.com << kur shqiptarët etnikë ndihen të lirë, të barabartë dhe ndajnë një vizion demokratik në territoret e tyre autoktone në Luginën e Preshevës. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka punuar në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme për më shumë se dy dekada për kërkesat të drejtat legjitime të Luginës së Preshevës. Javën e kaluar, Lidhja Qytetare organizoi një sërë takimesh shumë të rëndësishme në Nju Jork dhe Uashington për  delegacionin e liderëve politikë të Luginës së Preshevës, të përbërë nga Shaip Kamberi, ish-deputeti në Kuvendin e Sërbis dhe kryetari i PVD-së, Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit njëherit dhe kryetari i Partisë Demokratike, Ardita Sinani, ish-kryetare e Preshevës dhe Ragmi Mustafa, ish-kryetar dhe ish-nënkryetar i Preshevës dhe kryetar i PDSH-së. Vizita e tyre në SHBA u mbështet nga Qeveria e Kosovës.

Delegacioni e filloi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara me një takim me Ferrit Hoxhën, ambasadorin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (i cili tani kryeson edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së) dhe Komitetin e Lidhjes Qytetare në Nju Jork.

Delegacioni nga Lugina e Preshevës u takua të hënën në Uashington me kongresmenin Jim McGovern, kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Kongresit Tom Lantos. Delegacioni u mirëprit në Departamentin e Shtetit të SHBA të martën nga Martin McDowell, drejtor i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Juglindore, në emër të Zëvendës Ndihmës Sekretarit dhe të Dërguarit Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar (i cili ishte në rajon për takime atë ditë ). Delegacioni u takua të mërkurën me Sarah Arkin, përgjegjëse për Evropën në zyrën e senatorit Bob Menendez, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA. Të mërkurën në mbrëmje, më 8 qershor, delegacioni mori pjesë në 25 vjetorin e manifestimit të Shoqatës së Ish Anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Në këtë eveniment të një rëndësie të veçantë, delegacioni pati rastin të takojë shumë kongresmenë dhe senatorë, ndër të cilët më kryesorët janë senatori Tim Kaine, si dhe ish kongresmenja me origjinë shqiptare Connie Morella, shqiptare italiane. Delegacioni shoqërohej në këtë aktivitet të kongresit nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Përfundimi është se, më në fund është koha që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendjen që meriton. Mënyra moderne e spastrimit etnik të Beogradit përmes pasivizimit të adresave shqiptare, mungesës së vazhdueshme të zhvillimit ekonomik, si dhe rritjes së vazhdueshme të varfërisë, nuk mund të tolerohet më. Këmbëngulja e Serbisë për realizimin e të drejtave maksimale për pakicën serbe në Kosovë duke injoruar plotësisht të drejtat më elementare të njeriut të pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës është një hipokrizi ekstreme që duhet dënuar si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Bashkimi Evropian.

Procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të përfundojë me sukses nëse nuk realizohen të drejtat legjitime të shqiptarëve etnikë të Luginës së Preshevës. “Lidhja Qytetare do të vazhdojë punën e saj në mbështetje të Luginës së Preshevës dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që vëllezërit dhe motrat tona shqiptare në rajon të mos harrohen apo të margjinalizohen më tej”, tha në një deklaratë Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltarja e Joe DioGuardi për qështjet e Ballkanit,kryetar i kësaj lidhje.

I ovo Vam može biti interesantno

Nastavak na JUGpress.com...






Napomena: Ova vest je automatizovano (softverski) preuzeta sa sajta JUGpress.com. Nije preneta ručno, niti proverena od strane uredništva portala "Vesti.rs", već je preneta automatski, računajući na savesnost i dobru nameru sajta JUGpress.com. Ukoliko vest (članak) sadrži netačne navode, vređa nekog, ili krši nečija autorska prava - molimo Vas da nas o tome ODMAH obavestite obavestite kako bismo uklonili sporni sadržaj.