EULEX-i përkujton përvjetorin e vdekjes së zyrtarit doganor

Izvor: JUGpress.com, 20.Sep.2016, 12:29   (ažurirano 02.Apr.2020.)

EULEX-i përkujton përvjetorin e vdekjes së zyrtarit doganor

 

19 shtator 2016

Sot EULEX-i përkujton përvjetorin e tretë të vdekjes së Audrius Šenavičius, zyrtar doganor i përkushtuar i EULEX-it i cili u vra në krye të detyrës në veri të Kosovës. Zëvendësshefi i Misionit Bernd Thran vendosi kurorë tek vendi ku ai ishte vrarë.

Tri vite më parë, kolegu ynë Audrius Šenavičius u vra në mënyrë të pakuptimtë gjersa ishte në detyrë >> Pročitaj celu vest na sajtu JUGpress.com << në Kosovë. Sot ne nderojmë jetën e Audrius dhe kujtimin për të. Vdekja e tij qe ngjarje tragjike për familjen, miqtë dhe më të dashurit e Audrius – si dhe për vet Misionin. Sot mendimet na shkojnë tek bashkëshortja dhe dy bijtë e tij, të cilët mbetëm pa bashkëshort dhe baba. Ne humbëm një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë i cili bëri një sakrificë të fundit në përpjekjen për të krijuar një jetë më të mirë për Kosovën dhe njerëzit e saj.

“Familja e tij  dhe ne – kolegët e tij – ende nuk e dimë pse dhe prej kujt ishte vrarë. Audrius nuk do t’i kthehet më familjes. Por, ne të gjithë meritojmë të kemi përgjigje. Drejtësia duhet të përmbushet”, tha Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou.

EULEX-i është në kërkim të informatave që mund të ndihmojnë për gjetjen e kryerësve të vrasjes s Audrius. Diçka që juve mund t’ju duket e vogël apo e parëndësishme, për hetuesit mund të jetë informatë jetike.

EULEX ofron një shpërblim prej 82. 000 eurosh për informatat që do të çonin në arrestimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.

PodeliteŠtampajFacebookTwitterGoogleEmailSkype
Pogledaj vesti o: Autonomna pokrajina Kosovo i Metohija

Nastavak na JUGpress.com...



Napomena: Ova vest je automatizovano (softverski) preuzeta sa sajta JUGpress.com. Nije preneta ručno, niti proverena od strane uredništva portala "Vesti.rs", već je preneta automatski, računajući na savesnost i dobru nameru sajta JUGpress.com. Ukoliko vest (članak) sadrži netačne navode, vređa nekog, ili krši nečija autorska prava - molimo Vas da nas o tome ODMAH obavestite obavestite kako bismo uklonili sporni sadržaj.