Edhe pushteti aktual në Preshevë i diskriminon mediat joshqiptare

Izvor: JUGpress.com, 19.Nov.2016, 21:58   (ažurirano 02.Apr.2020.)

Edhe pushteti aktual në Preshevë i diskriminon mediat joshqiptare

BEOGRAD-NOVI SAD-KRAGUJEVC-PRESHEVË

Koalicioni i gazetarëve dhe shoqatave të mediave (NUNS, UNS, NDNV, ANEM dhe Lokal press) kërkon që komuna e Preshevës ta anulojë konkursin për kofinancimin e projekteve të mediave në vitin 2016, sepse është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Informimin Publik dhe Mediat e Republikës së Serbisë.

Në letër drejtuar Kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifit, Koalicioni dëshmon se konkursi >> Pročitaj celu vest na sajtu JUGpress.com << për bashkë-financimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës, haptas favorizon mediat që informojnë në gjuhën shqipe dhe i diskriminon të gjitha mediat e tjera.

Të drejtë për të marrë pjesë në konkursin e komunës së Preshevës, kanë “botuesi i mediave, mediumi i të cilit e ka selinë e vet në territorin e komunës së Preshevës … ndërsa prodhon program në gjuhët e pakicave nacionale, të cilat janë në përdorim zyrtar në komunën e Preshevës”, si dhe “personi juridik ose sipërmarrësi, i cili e ka selinë e në territorin e komunës së Preshevës, dhe i cili merret me prodhimin e përmbajtjeve mediatike … në gjuhët e pakicave nacionale në përdorim zyrtar në këtë komunë”.

Duke pasur parasysh se selinë në territorin e komunës, nga mediat publike në gjuhët e pakicave kombëtare, e kanë vetëm mediat që informojnë në gjuhën shqipe, është e qartë se mediat e tjera janë të diskriminuara.

Komuna e Preshevës edhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit ka shpallur konkurs me të njëjtat kushte diskriminuese, me ç’rast Koalicioni ka kërkuar interpretimin e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë dhe Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale. Në përgjigjet e të dy ministrive, është konfirmuar vlerësimi i Koalicionit se konkursi në Preshevë është i paligjshëm.

Ministria e Kulturës ka cekur se “është e qartë se me Ligjin mbi Informimin Publik dhe Media, saktësisht është përcaktuar rrethi i personave që mund të marrin pjesë në konkursin për bashkë-financimin e projekteve dhe se ai rreth i personave nuk mund të kufizohet përmes ftesës publike për pjesëmarrje në konkurs”.

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisje lokale u ka përkujtuar të drejtat kushtetuese dhe ligjore të pakicave kombëtare në vendimmarrjen “për çështje të caktuara që lidhen me kulturën e vet, arsimin, informimin dhe përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe alfabeteve. “Ministria ka treguar se “përfshirja e pakicave kombëtare në procedurën e ndarjes së fondeve buxhetore, ka për qëllim të ruajë kulturën dhe veçoritë kombëtare”, por në atë mënyrë “që të mos çojë në refuzim a priori të të gjitha programeve dhe projekteve në gjuhët e pakicave të tjera kombëtare si dhe të popullsisë shumicë”.

Koalicioni Mediatik me rastin e konkursit të ri diskriminuese të komunës së Preshevës, do të kërkojë reagimin e ministrive të përmendura, si dhe Avokatit për mbrojtjen e barazisë, Avokatin e Popullit, Konferencat e përhershme të qyteteve dhe komunave dhe Misionin e OSBE-së në Serbi”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga

Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe të medias:

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë

Asociacioni i Mediave të Pavarura Eleketronike

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës

Është interesante se edhe qeverisja e re në Preshevë sillet absolutisht njëjtë si qeverisja e vjetër kur bëhet fjalë për mediat dhe konkursin mediatik, edhe pse “Aletrnativa për ndryshim” e sapo formuar dhe kryetari i saj Shqiprim Arifi, thonë se politika e tyre është krejtësisht ndryshe dhe e re.

PodeliteŠtampajFacebookTwitterGoogleEmailSkype
Pogledaj vesti o: Kragujevac

Nastavak na JUGpress.com...






Napomena: Ova vest je automatizovano (softverski) preuzeta sa sajta JUGpress.com. Nije preneta ručno, niti proverena od strane uredništva portala "Vesti.rs", već je preneta automatski, računajući na savesnost i dobru nameru sajta JUGpress.com. Ukoliko vest (članak) sadrži netačne navode, vređa nekog, ili krši nečija autorska prava - molimo Vas da nas o tome ODMAH obavestite obavestite kako bismo uklonili sporni sadržaj.