Izvor: JUGpress.com, 24.Apr.2023, 11:31

Gazetarët profesionistë sakrifikojnë sigurinë e tyre për të publikuar informacione me rëndësi publike dhe më së shumti kërcënohen nga anëtarët e partisë qeverisëse

POSTUAR NGA: JUGPRESS 30 Nëntor 2022

LESKOC- VRANJË- NISH

Gazetarët profesionistë ndonjëherë sakrifikojnë sigurinë e tyre që të publikojnë informacione me rëndësi publike dhe më së shumti i kërcënojnë anëtarët e partisë qeverisëse të cilët “ i vizatojnë plumbin në ballë”,theksojnë më shume se 70% e pjesmarrësve në anketën e agjensisë informative rajonale JUGpress.

JUGpress në faqen e saj realizoi anketën me emrin “ Qëndrimet >> Pročitaj celu vest na sajtu JUGpress.com << e qytetarëve në lidhje me sigurinë e gazetarëve”, e cila kishte për qëllim të hulumtoj shpërndarjen e qëndrimeve të ndryshme, rrespektivisht, emocionet, njohuritë dhe mendimet lidhur me këtë temë.

Kur flasim për informimin e qytetarëve për problemet që profesioni i gazetarëve i ka, e të cilat pikë së pari i referohen sigurisë, 65,5% e pjesmarrësve në anketë janë përgjigjur se janë mjaftueshëm të informuar për këtë.

Megjithatë, 60% e të anketuarve është përgjigjur se në publikun vendas nuk flitet mjaftueshëm për këto probleme.

Pas kësaj, 63,5% e të anketuarve janë shprehur se gazetarët që në mënyrë profesionale e kryejnë punën e tyre,për shkak të kësaj hasin edhe shume probleme të cilat qytetarët e tjerë nuk i hasin asnjeherë.Kur i pyetem pjesmarrësit të shpjegojnë se cilat janë sipas mendimit të tyre arsyet, më të shpeshta ishin përgjigjet ku qytetarët shprehin qëndrimin e tyre që gazetarët kërcënohen nga anëtarët e partisë qeverisëse, të cilët, sipas fjalëve të tyre “ i vizatojnë plumbin në ballë”, gjithashtu, është problemi i institucioneve që nuk i mbrojnë ata, si dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni në shtet, të cilët së bashku punojnë në cenzurimin e mediave profesionale dhe të pavarura.

Duke e lidhur me pyetjen e mëparshme, i pyetëm qytetarët “ A besoni se gazetarët profesionistë ndonjëherë sakrifikojnë sigurinë e tyre për të publikuar informacione me rëndësi publike?. Rreth 70,8% e të anketuarve në këtë pyetje është përgjigjur pozitivisht.

Pyetja tjetër kishte për qëllim të zbuloj perceptimin e qytetarëve për atë se a është publiku vendas kryesisht pozitiv apo negativ sipas gazetarëve. Rezultatet në këtë pyetje ishin afër barazimit – 43,8% e pjesmarrësve besojnë se në shoqërinë tonë mbizotërojnë ndjenjat pozitive ndaj gazetarëve, derisa 56,3% shprehin qëndrimin se ndaj gazetarëve mbizotëron qëndrimi negativ i publikut. Do të ishte interesante të krahasohet fuqia e qëndrimeve pozitive dhe negative ndaj gazetarëve në lidhje me këto qëndrime ndaj disa profesioneve tjera. Mund të supozojmë se arsyeja e ndjenjave intenzive ( qofshin pozitive ose negative ) sipas gazetarëve, është fakti se ato janë gjithmonë në masë të caktuar krijues të të njejtit publik, por njëkohësisht edhe persona që janë në qendër të vëmendjes në masë të njejtë si politikanët.

Ishte e logjikshme që pyetja tjetër të shqyrtoj një arsye të mundshme të qëndrimeve dhe ndjenjave të përmendura më parë.Në pyetjen “ A besoni se klima politike shtetërore ndikon pozitivisht ose negativisht në pozicionin e gazetarëve në shoqëri? Rreth 75% të anketuarve është përgjigjur se ndikon negativisht.

I ovo Vam može biti interesantno

Nastavak na JUGpress.com...






Napomena: Ova vest je automatizovano (softverski) preuzeta sa sajta JUGpress.com. Nije preneta ručno, niti proverena od strane uredništva portala "Vesti.rs", već je preneta automatski, računajući na savesnost i dobru nameru sajta JUGpress.com. Ukoliko vest (članak) sadrži netačne navode, vređa nekog, ili krši nečija autorska prava - molimo Vas da nas o tome ODMAH obavestite obavestite kako bismo uklonili sporni sadržaj.