Izvor: JUGpress.com, 14.Feb.2023, 10:02
Qytetarët e Preshevës nuk e dinë se si është krijuar buxheti
POSTUAR NGA: JUGPRESS 30 JANAR 2023
PRESHEVË
Në Preshevë këtë vit nuk janë organizuar diskutime publike për buxhetin dhe qytetarët nuk e dinë se si është krijuar ai dhe se çka do të financohet nga ai buxhet,kanë thënë banorët e kësaj komune.
Sipas ribalancimit të fundit të buxhetit për vitin 2022 kanë qenë të planifikuara 51 projekte kapitale në 918.570.474 dinarë.
Në buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar 28 projekte >> Pročitaj celu vest na sajtu JUGpress.com << në vlerën prej 1.248.463.232 dinarëve.Se sa do të realizohen në të vërtetë,do të shihet në vazhdim.
Çfarë thonë qytetarët për këtë?
Për sa i përket buxhetit të këtij viti,qytetarët e Preshevës nuk janë të njoftuar se si po formohet buxheti,cilat janë nevojat e tyre,synimet e tyre dhe problemet e tyre,problemi është se buxheti është formuar pa ndonjë ide nga banorët në nivel komunal,ka thënë kështu Stefan Anđelković.
“Qytetarët e zakonshëm vështirë se e dinë se si shpenzohet buxheti.Janë të nevojshme diskutimet publike,që në këtë mënyrë ata tregojnë problemet e tyre.Konkretisht,këto dotë kemi pasur mot të lig në komunën tonë dhe ky ka qenë një nga projektet që është e nevojshme të realizohet që qytetarët të mbrohen.Kjo nuk është bërë dhe tani është vonë që disa gjëra të përmirësohen…“,thekson ai.
E kemi pyetur atë se a mendon që njerëzve u intereson se si shpenzohen ato para,që janë të tyre?
„Do të ishte e rëndësishme që ata të dinë se si shpenzohen ato para nga buxheti.Janë paratë e tyre,duhet tu drejtohen atyre dhe t’i përmbushë nevojat e tyre“, thotë Anđelković.
Një pyetje e veçantë është se çfarë është planifikuar për komunitetin serb,që në këtë komunë është pakicë,bga buxheti i vitit të kaluar dhe këtij viti.
Siç dihet,me buxhetin e vitit 2022 janë planifikuar 7 projekte kapitale ( asfaltimi i rrugës, parku i fëmijëve,rregullimi i objektit të shkollës,ndërtimi i terrenit sportiv në fshatin Slavujevac,rinovimi i shkollës në Mamincë,parku i fëmijëve në Strezoc dhe rinovimi i Qendrës Rinore në Stacionin Hekurudhor) dhe për këtë janë paraparë rreth 35.000.000 dinarë.
Pas ndërrimit të pushtetit lokal,me ribalancimin kjo shumë është reduktuar në rreth 17.500.000 dinarë.Me ribalancimin e fundit të buxhetit në 20 dhjetor këto projekte kanë mbetur si një fletë e bardhë.
Në buxhetin e viti 2023 nuk ka asnjë projekt kapital që i dedikohet komunitetit serb.
4
I ovo Vam može biti interesantno
Pogledaj vesti o: Dinar




